The Gospel, Albanian, p. 26

Ungjilli, shqiptare, f. 26

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

FALENDERO ZOTIN PËRDITË.

Sipas biblës, shumë gjera të mrekullueshme ndodhën me ty në momentin që kuptove Ungjillin dhe besove Krishtin si shpëtimtarin tënd të vetëm.

♦    Ti more falje për të gjithë mëkatet që mund të bësh në të  ardhmen.    (Romakët 5:1)
♦    Ti more jetën e përjetshme si dhuratë.  (Gjoni 5:24, 10:28)
♦    Je i siguruar se do të shkosh në qiell.       (Gjoni 14:1-3)
♦    Ti u bëre një fëmijë i Zotit.     (Gjoni 1:12)
♦    Ke një shok i cili të kupton në cdo situatë dhe është aty për të ndihmuar në kohë nevoje.  (Hebrenjtë 2:18, 4:15-16)

Te Luka 17:11-19, Jezusi shëroi 10 lebrozë, dhe 9 prej tyre vazhduan rrugën e tyre të lumtur, pa e falenderuar Atë. Kështu që mos ndiq shembullin e 9 lebrozëve të pakëndshëm, por trego dashamirësinë tënde ndaj Zotit për atë që Ai ka bërë për ty, duke jetuar një jetë që e kenaq Atë, duke u bindur dhjetë urdhërimeve, dhe duke ecur sipas Fjalës së Tij.  ( Luka 7:40-43; 1Gjonit 4:19; Gjoni 14:21).

NDAJ UNGJILLIN

Imagjino sikur një ditë ti je duke ecur në trotuar, dhe nje piano që është ngritur, me çikrik deri ne katin e dhjetë, bie drejt teje pa dijeninë tënde. Krejt papritur, dikush që ti se ke takuar kurrë më parë, të hidhet sipër dhe të shtyn tutje larg rrezikut, për të të shpëtuar ty, dhe vetë zihet poshtë nga pianoja. Ndërsa ai dergjet duke vdekur, me dorën që i dridhet, nxjerr një letër nga xhepi dhe të kërkon që ta dorëzosh atë në vendin të tij. Do ta bëje ti? Patjetër që po!

Jezusi, që vdiq për të shpëtuar ty, të ka lënë një letër të tillë. Ajo letër quhet Ungjilli. “Dhe Ai u tha atyre, dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese,” Marku 16:15 (shiko gjithashtu Mateu 28:18-20, Veprat 1:8, Romakeve 10:14-15). A je i gatshëm të marrësh letrën që të ka lënë Jezusi dhe të përpiqesh të bësh atë që bëri Ai?

Në qoftë se po, pyet një shok ose një të njohur: a të ka treguar ndonjë, nga Bibla se si mund ta dini me siguri që do të shkoni në qiell kur të vdisni? Dhe në qoftë se ata thonë “jo” pyeteni “a mundem të ta shpejgoj”? Shumë njerëz janë të paduruar për të zbuluar se si mund ta dinë atë me siguri. Në qoftë se ata janë të intresuar, thjesht ulu me ta dhe tregoji këtë broshurë. Ata do të jenë shumë mirënjohës.

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

 Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit