The Gospel, Albanian, p. 16

Ungjilli, shqiptare, f. 16

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

PENDIMI

PENDIMI, MUND TË JETË FJALA MË E KEQKUPTUAR NË GJUHËN SHQIPE.

ÇFARË NUK ËSHTË PENDIMI SHPËTUES:

1. Pendimi shpëtues nuk është që të na vijë keq për mëkatete tona.
2. Pendimi shpëtues nuk është të largohesh nga mëkatet dhe të reformosh jetën tënde.
3. Pendimi shpëtues nuk është dëshira jote për t’ia dorëzuar jetën Zotit në mënyrë që ai të drejtojë hapat e tua.

Pendimi shpëtues nuk ka të bëjë absolutisht fare me keqardhjen për mëkatet e tua apo me largimin prej tyre.  Zoti është i gatshëm të të shpëtojë ashtu siç je. Bibla thotë:

Kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.        Romakët 5:8

ÇFARË ËSHTË PENDIMI SHPËTUES:

Pendimi shpëtues është të ndalosh së besuari se mund të fitosh jetën e përjetshme përmes fesë, riteve fetare, ose t’u bindesh ligjeve të Zotit.

Fjala “pendim” vjen nga Greqishtja e cila do të thotë “të ndryshosh mëndje.”  Ata të cilët besojnë se mund të fitojnë jetën e përjetshme përmes veprave të mira janë të urdhëruar në Shkrime të ndryshojnë mëndjen ose të pendohen.  Atyre u është thënë të ndalojnë së besuari ne veprat  e tyre, dhe të vijnë te Zoti me kriteret e hirit, vetëm nëpërmjet besimit.

Te Mateu 3:7-9, disa fetarë mendonin se do të shkonin në qiell sepse ishin pasardhës të Abrahamit, atit të Çifutëve.  Zoti vetë i kishte zgjedur Çifutët dhe formoi fenë e tyre. Këta burra besonin ashtu sepse mendonin se ishin të fesë së duhur dhe do të shkonin në qiell. Gjon Pagëzori u tha se ata duhet të pendoheshin, domethënë ata duhet të ndalonin së besuari në fenë e tyre, për të shkuar në qiell.

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit